Aktiviteti Filantropik i Ndërmarrjeve në Shqipëri, studimi i dytë, 2016

Në kuadër të punës dhe hulumtimit në fushën e filantropisë, Partnerët Shqipëri në vitin 2011 realizoi studimin e parë “Sipërmarrja dhe Filantropia” me qëllim krijimin e një kuptimi më të qartë të shkallës dhe natyrës së kauzave shoqërore që mbështeten nga komuniteti i biznesit në Shqipëri, si dhe propozimin e veprimeve të mëtejshme për
avancimin e filantropisë.

Në vijim të këtij studimi, Partnerët Shqipëri realizoi gjatë vitit 2016 studimin e dytë mbi zhvillim e aktivitetit filantropik nga ndërmarrjet në Shqipëri, i cili synon të vlerësojë nivelin dhe karakteristikat e aktivitetit filantropik që kryen sektori i biznesit në Shqipëri, tiparet e zhvillimit të këtij aktiviteti gjatë periudhës 2011-2016, si dhe tendencat për të ardhmen.

Aktiviteti Filantropik i Ndërmarrjeve në Shqipëri, raporti i studimit Shkarko