Fakte mbi Aktivitetin Filantropik në Shqipëri gjatë 2019

Viti 2019 ka qenë një vit i vështirë dhe jo i zakonshëm. Situata që pasoi tërmetin e 26 nëntorit ishte e pashembullt dhe solli një ndryshim në kulturën e dhurimit, humanizmit dhe solidaritetit ndërmjet shqiptarëve.

Nëpërmjet një monitorimi të kujdesshëm ditor të donacioneve, fushatave dhe eventeve të publikuara në media të ndryshme, media sociale, faqe interneti të institucioneve publike dhe jopublike gjatë vitit 2019, u vërejt një mobilizim masiv që regjistroi një shumë mbresëlënëse të dhurimeve. Vlen gjithashtu të theksohet se është vërejtur një koordinim i suksesshëm midis aktorëve të ndryshëm si pushteti lokal dhe ai qëndror, organizatat jofitimprurëse, individët, bizneset dhe institucione të tjera.

Për më shumë lexoni raportin.

Fakte mbi Aktivitetin Filantropik në Shqipëri gjatë 2019 Shkarko