Fituesit e konkursit kombëtar “Biznese të Gjelbërta” ndër vite

Kjo Broshurë është përgatitur nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim  dhe Zhvillim. Ajo paraqet sipërmarrje sociale të mbështetura përgjatë viteve përmes  Konkursit Kombëtar të Bizneseve të Gjelbërta në  Shqipëri. Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta i  organizuar nga Partnerët Shqipëri që prej vitit 2012, synon të stimulojë e  inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të  hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të  gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen  e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale.

Gjatë konkursit, fituesit përzgjidhen midis finalistëve –  përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, sipërmarrjeve sociale, sipërmarrjeve  të biznesit të vogël dhe individëve – që konkurojnë në dy fasha kryesore sipas maturimit të idesë: Fasha 1: Ide biznesi në fazë konceptuale Fasha 2: Biznes në fazat e para të zhvillimit Tre fitues në  nivel kombëtar bëhen automatikisht pjesë e konkursit rajonal “Balkan Green  Ideas”, së bashku me fituesit nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e  Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Greqia.