Karta për Përfaqësim të Barabartë Gjinor në Strukturat Vendimmarrëse në Zonat Rurale

Karta për Përfaqësim të Barabartë Gjinor në Strukturat Vendimmarrëse në Zonat Rurale është produkti final i punës me Forumin e Grave Drejtuese për gratë nga zonat rurale, i ngritur si pjesë e një iniciative të Partnerëve Shqipëri për promovimin dhe rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave nga zonat rurale në të gjitha fushat e jetës publike dhe private. Ky dokument u hartua të shërbejë si udhërrëfyes dhe motivues për gra dhe vajza në zonat rurale, që të jenë më aktive në jetën e komuniteteve të tyre, si dhe t’u paraqesë aktorëve kyç sugjerime dhe rekomandime për të përkrahur dhe promovuar pjesëmarrjen e gruas në shoqëri, veçanërisht në zonat rurale.

Iniciativa u mbështet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë.

Karta për Përfaqësim të Barabartë Gjinor në Strukturat Vendimmarrëse në Zonat Rurale Shkarko