Monitorimi i të Drejtës për Tubime Paqësore – Raporti për Shqipërinë 2017 – 2018

“Monitorimi i të Drejtës për Tubime Paqësore – Raporti për Shqipërinë 2017 – 2018”, përgatitur për të dytin vit radhazi nga Partnerët Shqipëri, paraqet analizën e kuadrit ligjor, monitorimin e zbatimit të tij në praktikë, si dhe studimin e të dhënave nga konsultimet me organizata të shoqërisë civile, medias dhe ekspertë në fushën e të drejtës dhe lirisë për tubime paqësore.

Ky raport monitorimi u përgatit si pjesë e projektit rajonal “Monitorimi i të drejtës për tubime paqësore” në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në rajonin e Partneritetit Lindor, i menaxhuar nga Qendra Evropiane për Ligjin Jo-fitimprurës (ECNL) dhe i mundësuar nga Qendra Ndërkombëtare për Ligjin Jofitimprurës (ICNL) përmes programit “Civic Space Iniciative”.

“Monitorimi i të Drejtës për Tubime Paqësore – Raporti për Shqipërinë 2017 – 2018” (Anglisht) Shkarko