Një Vështrim Historik mbi Zhvillimin e Filantropisë në Shqipëri

Ky studim synon të japë një vështrim historik të zhvillimit të filantropisë në Shqipëri, në periudha të ndryshme historike, që prej shekullit të XIX e deri në kohët e sotme. Parashtrimi i fakteve është bërë bazuar në dokumentat ekzitues, që për hir të së vërtetës nuk ishin të shumta lidhur me këtë çështje. Studimi nuk është thelluar në analizimin e zhvillimit të filantropisë dhe bamirësisë në periudhën pas viteve 1990, duke qenë se kjo nuk ishte pjesë e qëllimit të këtij studimi. Periudha relativisht e afërt me kohën e kryerjes së këtij studimi, veprimtaria e vagët filantropike gjatë këtyre 20 viteve si dhe mungesa e dokumentimit të kësaj veprimtarie si nga ana e individit ashtu dhe nga ana e shtetit, kërkon një lloj tjetër përqasje studimore.

Studimi u mundësua falë mbështetjes së Fondit Rockefeller Brothers. 

Një Vështrim Historik mbi Zhvillimin e Filantropisë në Shqipëri Shkarko