Opinioni publik mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri

Në fillim të prillit 2015, Partnerët Shqipëri organizoi një seri takimesh konsultative me qytetarët në kuadër të kërkimit të iniciuar nga  Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, për të parë nevojat më të domosdoshme rreth informimit dhe edukimit  të qytetarëve në muajt e fundit para zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2015.
Partnerët Shqipëri organizoi 8 fokus grupe në të gjithë vendin, në zona rurale dhe urbane, duke u fokusuar në disa nga zonat e prekura nga Reforma Administrativo-Territoriale konkretisht në Vorë, Rubik, Orikum, Ura Vajgurore, Ndroq, Mbrostar, Dropull, dhe Bushat.

Fokus grupet përfshinë qytetarë në moshë për të votuar (femra dhe meshkuj), me përkatësi të ndryshme arsimore, etnike, ekonomike dhe kulturore. Gjatë diskutimeve u synua shqyrtimi i çështjeve të përgjithshme si edukimi dhe ndërgjegjësimi i votuesve, arsyet për mbështetjen e një kandidati apo partie, qëndrimet ndaj pjesëmarrjes së grave në votim dhe në pozicione drejtuese, të kuptuarit e shkeljeve zgjedhore dhe sanksionet, si edhe ndikimi i Reformës së fundit Administrativo-Territoriale në sjelljen e votuesve.

Të gjitha gjetjet dhe rekomandimet nga fokus grupet janë pasqyruar në raportin “Kërkimi mbi edukimin dhe motivimin e votuesve para zgjedhjeve vendore të qershorit 2015 në Shqipëri “, që u realizua para zgjedhjeve vendore të qershorit 2015 për të ofruar për çdo subjekt të interesuar kombëtar apo ndërkombëtar, informacion mbi situatën parazgjedhore dhe çështjet e edukimit dhe motivimit të votuesve në vend.

Opinioni publik mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri Shkarko