Përdorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik në Nivel Vendor, raporti i monitorimit në bashkitë Berat, Fier, Himarë dhe Sarandë

Raporti i monitorimit “Përdorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik në Nivel Vendor” paraqet gjetje dhe rekomandime të dala nga monitorimi i aplikimit të procedurave të prokurimit elektronik në Bashkinë e Beratit, Fierit, Himarës dhe Sarandës përgjatë vitit 2014.

Raporti paraqet përvojën e operatorëve ekonomikë me sistemin e prokurimit elektronik, si dhe eksperiencën e stafit të bashkive të targetuara në zbatimin e këtyre procedurave.

Ky studim u përgatit nga Partnerët Shqipëri në kuadër të projektit “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies në procedurat e prokurimit publik elektronik”, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.

Përdorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik në Nivel Vendor, raporti i monitorimit në bashkitë e Beratit, Fierit, Himarës dhe Sarandës Shkarko