Manuali “Manaxhimi Financiar i OJF-ve dhe Kuadri Rregullator, botimi i dytë”

Manuali “Manaxhimi Financiar i OJF-ve dhe Kuadri Rregullator, botimi i dytë” (2016) u vjen në ndihmë organizatave në manaxhimin eficent të burimeve financiare. OJF-të gjithnjë e më shumë veprojnë në një mjedis konkurues, që ndryshon me shpejtësi. Për të qenë të suksesshëm në këtë mjedis sfidues, ato do të duhet të sigurojnë përdorimin më të mirë dhe efiçent të burimeve financiare.

 

Manuali përmban njohuri rreth koncepeve bazë të manaxhimit financiar, një pasqyrë të plotë mbi sistemet e kontabilitetit dhe të raportimit, kontrolleve të brendshme, proçesit të buxhetimit, analizave financiare dhe sistemit të taksave që aplikohet nga shteti ndaj OJFve.

Botimi i rifreskuar sjell ndryshimet e ndodhura në kuadrin ligjor e fiskal që rregullon aktivitetin e OJF-ve si dhe i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të sektorit.

Kontaktoni me zyrën e Partnerëve Shqipëri për të marrë kopje të botimit.