Bëj një fëmijë të lumtur ! – Fushatë për mbledhjen e dhuratave për fëmijët jetimë

femijet2

 

Bashkohuni me ne në këtë nismë për t’u shprehur fëmijëve solidaritetin dhe mbështetjen e shoqërisë, dashurinë dhe përkrahjen e të gjithëve ne!

Lodrat, veshjet dhe librat mund t’i dërgoni pranë zyrës së Partnerëve Shqipëri, nga e hëna në të premte ora 8.30-17.00, deri në datën 31 maj.

Shpërndarja e dhuratave tek institucionet rezidenciale të përkujdesjes për fëmijët jetimë do të zhvillohet në datën 9 qershor.

E ndërmarrim këtë nismë në kuadër të “Festivalit të Solidaritetit”, një seri aktivitetesh me qëllim promovimin e mirëkuptimit, tolerancës, solidaritetit dhe mbështetjes mes njerëzve.