Solidariteti për Ushqim – fushatë për të ndihmuar familjet në nevojë

Partnerët Shqipëri iu bashkua fushatës së Food Bank Albania “Solidarity për Ushqim“.  Në vetëm dy ditë, vullnetarët tanë arritën të mbledhin 400 kg ushqime të dhuruara nga qytetarët në disa prej supermarketeve të Tiranës. Ushqimet e mbledhura do të shpërndahen tek familjet në nevojë.

Kjo fushatë ishte një nga aktivitetet e Festivalit të Solidaritetit, që synon promovimin e shembujve të mirë të solidaritetit ndër breza.


Festivali i Solidaritetit zhvillohet në kuadër të projektit “Të festojmë Solidaritetin”, i mbështetur nga programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian. Projekti synon të hulumtojë, nxisë debatin dhe të avancojë solidaritetin si një temë vendimtare në shoqëritë evropiane. Ai kontribuon në një të kuptuar më të mirë dhe promovimin e vlerës së solidaritetit në kohë të krizave të ndryshme brenda shoqërisë, në nivel vendi dhe në nivel Evropian. Projekti zbatohet nga 6 organizata të drejtuara nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac në Serbi, Partnerët Shqipëri në Shqipëri, Fondacioni Output Input në Poloni, DemNet Hun në Hungari, Multi Kulti kolektive në Bullgari, dhe Mladiinfo International në Maqedoni.