OJF – BIZNES SPEED DATING, 28 shtator 2017

Partnerët Shqipëri prej një viti po zbaton një prej nismave më inovatore në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve të OJFve (që veprojnë në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, respektimit të të drejtave të njeriut etj), për të identifikuar modele të reja biznesi në funksion të gjenerimit të të ardhurave duke siguruar qëndrueshmëri financiare e pavarësi nga burimet e zakonshme të financimit, për një impakt më të madh në komunitetet ku veprojnë.

Përvec një serie programesh trajnimi, konsulence dhe mentorimi afatgjatë mbi adoptimin e modeleve të përshtatshme të biznesit për të rritur e diversifikuar të ardhurat, Partnerët Shqipëri i kushton një rëndësi të veçantë ngritjes së urave të bashkëpunimit me sektorin privat për njohjen e punës së organizatave të shoqërisë civile dhe shërbimeve të tyre, si dhe identifikimin e mundësive konkrete të partneritetit për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Në këtë kuadër, PSH organizoi në 28 shtator “OJF – Biznes speed-dating”, një event një-ditor takimesh midis 15 përfaqësuesve të sektorit jo fitimprurës të përzgjedhur përmes një procesi aplikimi, dhe 10 kompanive private, me qëllim krijimin e kontakteve përmes ekspozimit direkt; prezantimit dhe promovimit të shërbimeve dhe produkteve dhe gjetjen e formave të mundshme të bashkëpunimit për të ardhmen.

DSC00877  20170928_102911

DSC00958


 

Kjo iniciativë zbatohet nga Partnerët Shqipëri në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (Watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.