OSHC të afta për t’u adaptuar në kohë ndryshimesh – Modele të reja biznesi, konferencë ndërkombëtare

Në vijim të punës së saj në drejtim të fuqizimit të sektorit jo fitimprurës dhe krijimit të një mjedisi mundësues për zhvillimin e tij, Partnerët Shqipëri organizoi sot konferencën “OSHC të afta për t’u adaptuar në kohë ndryshimesh – Modele të reja biznesi”. Qëllimi i këtij eventi ishte ndarja e eksperiencave kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me zbatimin e modeleve të reja të biznesit për OSHC-të në funksion të gjenerimit të të ardhurave përmes ndërtimit të partneritetit me sektorin privat, për të siguruar një impakt më të madh në komunitetet ku veprojnë. Vendosja e zhvillimeve globale në kontekstin shqiptar si pjesë e axhendave të mëdha politike dhe ekonomike të vendit ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve të konferencës.

Konferenca u përshëndetet nga Znj.Senida Mesi, Zëvendëskryeministre e Shqipërisë dhe Sh.T. Z. Donald Lu, Ambasador i SHBA në Shqipëri. Të ftuar në konferencë ishin përfaqësues të qeverisë, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, agjencive donatore, sektorit privat, medias si dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm që kontribuojnë në krijimin e një mjedisi mundësues dhe mbështetës për zhvillimin e sektorit jo fitimprurës në vend.

Vizitoni këtu një galeri me foto nga ky event.


Konferenca ishte pjesë e aktiviteteve të projektit “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme =Shoqëri civile aktive”, zbatuar nga Partnerët Shqipëri, në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (Watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Programi i Konferencës Shkarko