Program trajnimi në Planifikim Kooperues

Partnerët Shqipëri organizoi në prill 2018, programin e parë dy ditor të trajnimit “Planifikimi Kooperues” në Tiranë, me pjesëmarrjen e 16 OJF-ve. Programi synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë e pjesëmarrësve në trajtimin e një çështjeje, mundësie apo problem specific me qëllim zgjidhjen e tij nëpërmjet përpjekjeve bashkëpunuese të aktorëve të ndryshëm. Përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen vendore dhe veprimet lokale, menaxhimi i mosmarrëveshjeve publike dhe gjetja e konsensusit mbi interesa të ndryshme lokale ishin çështje të tjera diskutimi gjatë trajnimit.

20180427_095917 20180426_102522 20180426_100126

Training_NPOs_Korce

elbasan_shtator

Më 13-14 qershor 2018, ekspertët e PSh ofruan një tjetër program trajnimi dy ditor në këtë temë, nga i cili përfitua 20 përfaqësues të OJF-ve nga rajoni i Korçës. Ky trajnim ishte një mundësi e mirë sidomos për organizatat e reja, për rritjen e kapaciteteve të tyre në këtë temë, por në të njëjtën kohë edhe për ndërtimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit me organizata të tjera. Programi vijoi edhe gjatë muajit shtator në qytetin e Elbasanit , me pjesëmarrjen e 15 përfaqësuesve të organizatave nga ky qytet.

Gjatë periudhës Tetor 2018- Prill 2019, PSh organizoi tre trajnime të tjera dy ditore mbi Planifikimin Kooperues në qytetin e Kukesit, Shkodrës dhe Pogradecit. 43 përfaqësues të  shoqërisë civile nga këto qytete  rritën dhe zhvilluan më tej njohuritë dhe aftësitë e tyre mbi përdorimin e planifikimit kooperues si një prej mekanizmave të përfshirjes qytetare në vendimmarjen lokale dhe bashkëpunimit  shoqëri civile- institucione vendore dhe qytetarë. Forcimi i këshillimit të karrierës, rivitalizimi i institucioneve për moshat e treta dhe qendrat komunitare për komunitetin rom dhe egjiptian, menaxhimi i mbetjeve urbane, shërbimet mbështetëse për fëmijët me nevoja të veçanta, rritja e  përfshirjes së grave dhe të rinjve në vendimarrjen vendoreishin disa prej problematikave të analizuara dhe shqyrtuara nga pjesëmarrësit nën filtrat e procesit të planifikimit kooperues.


Projekti “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” po zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) dhe mbështetet financiarisht nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.