DEKLARATË E NDËRMARRJEVE SOCIALE NË VEND DHE ORGANIZATAVE MBËSHTETËSE
Drejtuar:
Z. Erjon Braçe, Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Znj. Ogerta Manastirliu, Ministër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Znj. Anila Denaj, Ministër, Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Z. Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Z. Petrit Vasili, Kryetar i Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Z. Ulsi Manja, Kryetar i Komisionit për Cështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Z. Arben Ahmetaj, Kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat
Z. Niko Peleshi, Kryetar, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Z. Mario Mariani, Shef i Bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë
Përfaqësuesve të institucioneve donatore, anëtarëve të tryezës së donatorëve për shoqërinë civile
Ne si përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që kontribuojmë në sektorin e sipërmarrjes sociale në Shqipëri, vlerësojmë si shumë të rëndësishëm rolin e këtij sektori në zbutjen e problematikave sociale në vend dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe në avancimin e proceseve inovatore sipërmarrëse.
Bashkimi Evropian gjithashtu duke vlerësuar rëndësinë e sipërmarrjes sociale është fokusuar në krijimin e një mjedisi mundësues ligjor, financiar dhe operativ për ndërmarrjet sociale në linjë dhe me parimet e dakortësuara në Deklaratën e Strasburgut, në Janar 2014.
Komisioni Evropian vë theksin në heqjen e barrierave dhe krijimin e mundësive të financimit për të zhvilluar sipërmarrjen sociale. Si pjesë e hapave që Shqipëria po bën drejt anëtarësimit në BE, qeveria ka 3 vjet që ka miratuar Ligjin Nr.65/2016 “Për Ndërmarrjet Sociale në Republikën e Shqipërisë” dhe paketën shoqëruese të akteve nënligjore. Zhvillimi i sipërmarrjes sociale është vendosur si prioritet dhe në Udhërrëfyesin për Hartimin e Politikave dhe Masave për një Mjedis Mundësues për Shoqërinë Civile 2018-2022, i cili përbën dokumentin bazë strategjik për zhvillimin e sektorit. Dokumenti njeh nevojën e krijimit të një mjedisi mundësues fiskal për ndërmarrjet sociale si dhe rregullimin ligjor në fushën e financimit, prokurimit publik dhe social si dhe licensimit të shërbimeve sociale.
Bazuar në rëndësinë që sipërmarrja sociale ka në ndërtimin e një ekonomie tregu kohezive, dinamike dhe të qendrueshme, por dhe hapave që qeveria shqiptare po bën për krijimin e ndërmarrjeve sociale si modeli që mund të kontribuojë në punësimin e grupeve të marxhinalizuara, ne vlerësojmë se ka një seri çështjesh thelbësore që duhen adresuar në vijimësi me qëllim zbatimin efektiv të kuadrit ligjor.
Për këtë arsye propozojmë:
- Zgjerimin e kuadrit ligjor “Për Ndërmarrjet Sociale në Republikën e Shqipërisë” duke kualifikuar si të tilla jo vetëm organizatat jofitimprurëse, por edhe forma të tjera ekzistuese që funksionojnë në përputhje me parimet themelore të sipërmarrjes sociale;
- Vendosjen e shtysave fiskale për të mundësuar që ndërmarrjet sociale të japin një kontribut të qendrueshëm në misionin e tyre social;
- Krijimin e mundësive financuese përtej fondit në mbështetje të ndërmarrjeve sociale;
- Përfshirjen e prokurimit social si pjesë e prokurimit publik bazuar në praktikën evropiane, si një mundësi e drejtëpërdrejtë e mbështetjes së shërbimeve dhe të mirave që sigurohen nga këto ndërmarrje;
- Rishikimin e kushteve shtrënguese lidhur me kriteret ekonomike dhe sociale të funksionimit të ndërmarrjeve sociale.
Si shprehje e angazhimit tonë për të kontribuar në të mirën publike dhe vullnetit tonë për të bashkëpunuar me institucionet shtetërore, në vijim të përpjekjeve për të plotësuar dhe avancuar kuadrin ligjor ekzistues, ne propozojmë ngritjen e një grupi pune të përbashkët për të adresuar çështjet e mësipërme.
Ne besojmë se një kuadër ligjor më afër nevojave zhvillimore të sektorit të sipërmarrjes sociale në Shqipëri, por dhe parimeve të funksionimit të tyre do të sjellë rezultate afatgjata në sferën ekonomike dhe sociale në vend.
ACLI-IPSIA në Shqipëri
Agri-en
Albania Community Assist
CESVI
CODE Partners -Youth Center Arka
Design by Pana
Dorcas Aid International Albania
Down Syndrome Albania
ENGIM
Fondacioni Gjirokastra
Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët”
Forumi i Zhvillimit të Zonave Malore Diber
Instituti per Kontratën Shoqërore
Jonathan Center
Konsorcium Pro Përmet
Lidia Foundation Albania
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
Ndihmoni Jetën
New York – Tirana Bagels
Organizata “Dimension Human” Shkoder
Organizata “Moda Konfeksion ne sherbim të Gruas”
Partnerë për Fëmijët
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Përtej Barrierave
Qendra “Gratë në Shërbim Publik”
Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”
Qendra “Konsumatori shqiptar”
Qendra Alpe
Qendra e Kujdesit Paliativ “MARY POTTER”, Korçë
Qendra Mjedisore për Zhvillim dhe Rrjetëzim (EDEN)
Qendra për zhvillim komunitar SOT PER TE ARDHMEN
Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë – QSNNN
Refleksione
Roma Active Albania
Rrjeti për Demokraci i Gruas Shqipëri (WDN Albania)
Ryder Albania
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
Shoqata “Gruaja drejt Integrimit”, Pukë
Shoqata “Misionarët e të Drejtave Sociale”, Kuçovë
Shoqata “Miqësi dhe Bashkëpunim me Europën”
Shoqata “Njerëzit të Parët”, Fier
Shoqata CIOFF seksioni kombëtar shqiptar
Shoqata e Invalidëve të Punës e Shqipërisë
Shoqata e Përfitimit Fizik Korçë
Shoqata e Zhvillimit të Burimeve Natyrore Paper- Elbasan
Shoqata Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK)
Shoqata Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim
The Door
Tjetër Vizion
Voice of Roma in Albania
World Vision Albania & Kosovo
Yunus Social Business Balkans