THIRRJE PËR APLIKIM: PROGRAMI I SHOQËRISË CIVILE PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN

Partnerët Shqipëri fton organizatat jofitimprurëse në Shqipëri të aplikojnë për grante!

Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSH).

 

Qëllimi i programit është të mbështesë pjesëmarrjen demokratike dhe zhvillimin e një shoqërie civile të fuqishme dhe aktive në Shqipëri dhe Kosovë, e cila shtyn përpara proçesin e anëtarësimit në BE përmes kontributit në njërën nga fushat tematike si më poshtë:

  1. Mos diskriminimi dhe grupet e margjinalizuara;
  2. Mediat e pavarura;
  3. Mbrojtja e mjedisit;
  4. Lufta kundër korrupsionit.

 

Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 30 Shtator 2019 në ora 24:00Aplikimet e dërguara pas këtij afati, jo të plota dhe/apo ato që nuk janë në përputhje me rregullat dhe formatet e aplikimit, do të refuzohen.

Ju lutemi kini parasysh se për këtë thirrje mund të aplikohet vetëm në gjuhën angleze !

Për të ofruar më shumë informacion mbi thirrjen dhe procedurat e aplikimit, Partnerët Shqipëri do të organizojë sesione informuese si më poshtë:

10 shtator 2019
Korçë – Hotel Grand
(ora 11:00 – 13:00)

11 shtator 2019
Vlorë – Zyra rajonale e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile (në mjediset e Qendrës “Aulona”)
(ora 11:00 – 13:00)

12 shtator 2019
Shkodër – Zyra rajonale e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile (në mjediset e Shoqatës “Gruaja në Zhvillim”)
(ora 10:30 – 12:30)

13 shtator 2019
Tiranë – Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri (pranë zyrës së PSH)
(ora 10:00 – 12:00)

Pyetjet më të shpeshta lidhur me Thirrjen i gjeni këtu.

Dokumentat për aplikim janë listuar më poshtë.

Thirrja për Aplikime dhe Udhëzuesi për Aplikantët Shkarko
Instruksione dhe Forma e Aplikimit Shkarko
Korniza Logjike, Plani i Aktiviteteve dhe Forma e Buxhetit Shkarko
Prezantimi i Sesionit të Informimit Shkarko