ECNL – Të drejtat civile dhe reagimi ndaj COVID-19
26/Mar/20
Manaxhimi i situatës në kushtet e pandemisë Covid-19 është aktualisht një përpjekje gjithëpërfshirëse për qeveritë dhe qytetarët në mbarë botën. Në këtë situatë emergjence, ICNL dhe ECNL ofrojnë një udhëzues të shpejtë për autoritetet që përpiqen të mbrojnë e shpëtojnë jetë, por pa anashkaluar detyrimin për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, bazuar në detyrimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Ky dokument i shkurtër është pjesë e një iniciative më të gjerë të ECNL / ICNL për të mbështetur qasjet e bazuara në të drejtat e njeriut për të kapërcyer pandeminë Covid-19 duke mbrojtur gjithashtu liritë tona të tubimit, shprehjes dhe pjesëmarrjes.