C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale

C.A.U.S.E. – Përdorimi i pronave të konfiskuara për sipërmarrje sociale është nisma e parë e këtij lloji e zbatuar në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, që synon të krijojë një model të ri-përdorimit të qendrueshëm të aseteve të konfiskuara nga krimi i organizuar, nga organizatat e shoqërisë civile.

Përmes një qasje inovatore të fokusuar në promovimin dhe zhvillimin e kulturës së sipërmarrjes sociale dhe luftës kundër krimit të organizuar, CAUSE ofron mundësi, aftësi dhe mbështetje financiare për OSHC-të për të filluar një projekt të ri në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar. Projekti zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në partneritet me Project Ahead dhe Comitato Don Peppe Diana dhe financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

 

 

Shfletoni këtë broshurë e cila paraqet komponentët kryesorë dhe arritjet e projektit.

Në të pasqyrohen të dhëna mbi përfituesit, informacion mbi skemën e nën-granteve, ndikimin e iniciativës, dëshmi nga partnerët, bashkëpunëtorët dhe përfituesit.

 

 

 

 


 

Ndiqni dokumentarin që paraqet përvojën e C.A.U.S.E., kësaj iniciative të guximshme që arriti të shndërrojë tre prona të konfiskuara nga krimi i organizuar në tre sipërmarrje sociale, të menaxhuara nga organizatat e shoqërisë civile. Kjo iniciativë është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë në përpjekjen tonë për t’i kthyer komunitetit atë çka i është marrë më të padrejtë, për të rikthyer besimin te drejtësia dhe shteti ligjor!

 

 


 

Tre sipërmarrje sociale janë ngritur tashmë në asete të konfiskuara nga krimi i organizuar në Fier, Durrës dhe Sarandë, të mbështetura përmes projektit C.A.U.S.E. Njihuni më shumë me to sipërmarrje, organizatat zbatuese dhe grupet të cilave u shërbejnë, në përmbledhjet më poshtë.

 

 

 

 

KeBuono Pastiçeri Sociale - Fier Shkarko
Kinfolk Coffee Library - Durrës Shkarko
Garazhi Social i Artizanatit - Saranda Shkarko