Katalogu i praktikave më të mira në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror
Ky katalog prezanton 15 praktikat më të mira në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror në Shqipëri. Ai u përgatit nga Partnerët Shqipëri, me porosi të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), në kuadër të Projektit “Askush Të Mos Mbetet Pas”, që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Praktikat u përzgjodhën përmes një procesi konkurues ku ofrues publikë dhe jo-publikë të shërbimeve
të kujdesit shoqëror në të gjitha bashkitë e vendit, të identifikuar nëpërmjet bazës së të dhënave të Shërbimit Social Shtetëror, u ftuan të aplikojnë me praktikat e tyre të shërbimit për individë, familje dhe grupe në nevojë.
Përzgjedhja e 15 praktikave më të mira u bazua në disa kritere, si: cilësia dhe përshtatshmëria e shërbimit, inovacioni, rezultatet, qëndrueshmëria, bashkëpunimi me aktorë të tjerë, mundësia për përshkallëzim, etj.
Lexoni katalogun më poshtë ose shkarkojeni këtu.