EMBRACE – MODELE SIPËRMARRJEJE QË NDËRTOJNË MARRËDHËNIE DHE EKONOMI KRIJUESE
Partnerët Shqipëri, prej më shumë se një dekade i është dedikuar zhvillimit të sipërmarrjes sociale në Shqipëri, si një forcë shtytëse në zhvillimin social – ekonomik të vendit.
Në vitin 2018, Partnerët Shqipëri filloi zbatimin e projektit EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese.
Krahas promovimit të një dialogu konstruktiv dhe advokimit për një mjedis financiar dhe ligjor mundësues për SS-të, EMBRACE kontribuon në rritjen e kapaciteteve të OJF-ve për të inicuar dhe/ose përforcuar iniciativat e biznesit social, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit mbi sipërmarrjen sociale dhe ndarjen e modeleve më të mira dhe historive të suksesit; ndërtimin e marrëdhënieve dhe partneritetit me sektorin e biznesit dhe mbështetjen e iniciativave konkrete të OJF-ve që lidhen me sipërmarrjen sociale në kuadër të adresimit të sfidave sociale dhe nxitjes së zhvillimit gjithëpërfshirës.
Shfletoni broshurën më poshtë për t’u njohur më shumë me rrugëtimin dy-vjecar të EMBRACE.
Gjithashtu, mund të vizitoni këtë link për t’u njohur me ojektivat dhe rezultatet e sipërmarrjeve sociale të mbështetura përmes EMBRACE.
Ndiqni këtë dokumentar që pasqyron rrugëtimin tre-vjecar të programit EMBRACE.
Projekti “EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese” u zbatua nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në partneritet me organizatën Project Ahead (Itali), dhe u mbështet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.