Mekanizmi online i vetëvlerësimit për OSHC-të në Shqipëri – STANDARDS4NPOs

Vetëvlerësimi online Standards4NPOs është krijuar për të ndihmuar OSHC-të të vlerësojnë në mënyrë cilësore (sugjerime automatike me shkrim) dhe sasiore (sistem vlerësimi i pikëzuar) standardet e tyre të qeverisjes; procedurat administrative dhe financiare; politikat e burimeve njerëzore (punësimi/ shkarkimi/promovimi); llogaridhënien ndaj përfituesve/anëtarëve; financimin, mbledhjen e fondeve dhe menaxhimin e burimeve; advokimin e përgjegjshëm dhe ndërtimin e partneritetit, si dhe shumë aspekte të tjera.
Mekanizmi vetëvlerësues synon të udhëheqë mënyrën se si organizatat funksionojnë dhe ndërmarrin veprime për përmirësimin e rezultateve të veprimtarisë së tyre në një mënyrë strategjike dhe të planifikuar. Për të gjitha OSHC-të që dëshirojnë të rrisin dhe përmirësojnë standardet e tyre të punës, Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri tashmë ka prezantuar dhe po zbaton programin e saj për ngritjen e kapaciteteve, me një qasje të përshtatur sipas fazave të ndryshme të zhvillimit institucional të OSHC-ve.
Mekanizmi Vetëvlerësues gjendet në platformën web https://standards4npo.al/evaluation/start si dhe aplikacion mobile për IOS dhe Android.
Për cdo pyetje lidhur me procesin e vetëvlerësimit, kontaktoni Qendrën Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri në +355 4 2254881, ose info@resourcecentre.al