Thirrje për Projekt Propozime: Projekti TWIST – Drejt një Modeli të Ri të Sipërmarrjes Sociale në Asetet e Konfiskuara në Shqipëri”
Thirrje për Projekt Propozime
“TWIST – Drejt një Modeli të Ri të Sipërmarrjes Sociale në Asetet e Konfiskuara në Shqipëri”
Referenca në buxhet: Kontrata nr. 2021/428-971
Bashkë – financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të komponentit Mbështetja e Sipërmarrjes Sociale dhe ripërdorimi i Aseteve të Konfiskuara – Referenca – EuropeAid/171607/DD/ACT/AL
Autoriteti kontraktues i nën-grantimit: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve: 24 shkurt 2023, ora 14:00.
Thirrje për Projekt Propozime
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim shpall Thirrjen për Projekt Propozime, në kuadër të skemës së granteve të projektit “TWIST – Drejt një Modeli të Ri të Sipërmarrjes Sociale në Asetet e Konfiskuara në Shqipëri”.
Ky projekt zbatohet nga Libera, Associazioni, nomi e numeri contro le mafie APS në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Bashkinë Tiranë, si dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Projekti bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet kontratës së Grantit nr. 2021/428-971 nën Komponentin për mbështetjen e Sipërmarrjes Sociale dhe ripërdorimit të Aseteve të Konfiskuara.
Projekti TWIST synon të kontribuojë në forcimin e efektivitetit të sipërmarrjes sociale si një praktikë e mundshme për rritjen e ripërdorimit social të aseteve të konfiskuara nga krimi i organizuar dhe si një model efektiv i ekonomise sociale për të ofruar shërbime, aftësi, punësim dhe mbështetje të grupeve të cilat janë më vulnerabël dhe në risk të krimit të organizuar.
Objektivi specifik i kësaj Thirrje për Propozime është të mbështesë zhvillimin e sipërmarrjeve sociale ekzistuese dhe të reja, si në asete të konfiskuara nga krimi i organizuar për ripërdorim social, ashtu edhe atyre sipërmarrjeve sociale që adresojnë nevojat e komunitetit.
Kush mund të aplikojë?
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim fton të aplikojnë të gjitha organizatat jo-fitimprurëse (OJF-të) që janë të regjistruara në bazë të Ligjit Nr. 8788, i datës 7.5.2001 “Mbi Organizatat Jo-fitimprurëse”, dhe plotësojnë kriteret e vlefshmërisë të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët.
Buxheti total i alokuar për skemën e nën-grantimit në kuadër të projektit TWIST është: 230,000 EURO
Numri i projekt propozimeve që do të mbështeten, madhësia e projekt-propozimeve si dhe kohëzgjatja e projekteve.
LOT | Buxheti i lejuar për projektet | Kohëzgjatja e projekteve | Numri maksimal i projekteve që do të mbështeten | |
LOT 1 | Mbështetja e sipërmarrjeve sociale në pronat e konfiskuara nga krimi i organizuar. |
45,000 |
12 muaj |
Deri në tre (3) projekte – Një projekt për secilën pronë të konfiskuar do të mbështetet nëpërmjet këtij LOT-i.
|
LOT 2 |
Mbështetja e sipërmarrjeve sociale që adresojnë nevojat e komuniteteve lokale |
9,000 – 12,000 EURO |
Jo më pak se 10 muaj |
Deri në dhjetë (10) projekte |
Bashkë-financimi:
Kjo Thirrje për Projekt-Propozime nuk kërkon bashkëfinancim. Autoriteti kontraktues i nën-grantimit do të mbështesë 100% të totalit të buxhetit nëpërmjet projektit TWIST.
Gjuha e Projekt-Propozimit:
Projekt propozimet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën Angleze, sipas formateve të publikura të aplikimit.
Procedura e Aplikimit:
Organizatat e interesuara për të paraqitur një Projekt Propozim për këtë thirrje duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme të cilat i gjeni në Paketën e Dokumentave të Aplikimit:
- Forma e Aplikimit (Shtojca 1.2)
- Forma e Buxhetit të Projekt Propozimit (Shtojca 1.3)
- Matrica e Kornizës Logjike (Shtojca 1.4)
- Forma e Entitetit Ligjor (Shtojca 1.5)
- Forma e Identifikimit Financiar (Shtojca 1.6)
- Informacion mbi Asetet e Konfiskuara (Shtojca 1.7)
- Deklaratë Nderi (Shtojca 1.8)
Si dhe dokumentat mbështetës të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët.
Afati i dorëzimit të aplikimeve është 24 Shkurt 2023, ora 14.00.
Pyetjet mund të dërgohen me e-mail deri në datë 10 Shkurt 2023 në: partners@partnersalbania.org. Përgjigjet do të publikohen brenda datës 17 Shkurt, 2023, në faqen zyrtare të Partnerët Shqipëri: www.partnersalbania.org.
Informacion dhe mbështetje:
Partnerët Shqipëri do të organizojë sesione informative për aplikantët e interesuar, për t’i informuar ata në lidhje me Thirrjen dhe për të ofruar udhëzime për zhvillimin e propozimeve të suksesshme, sipas kalendarit më poshtë:
- 24 Janar 2023 (10:00 – 11:30) – Tiranë, Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, Rruga e Elbasanit, Pallati Singapor, Kati i 10-të, Ap. 73, Tiranë (në mjediset e “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”)
- 26 Janar 2023 (10:00 – 11:30) – Ky sesion informimi do të organizohet ONLINE. Rregjistrohuni paraprakisht në këtë link.
- 30 Janar 2023 (10:00 – 11: 30) – Durrës. Sesioni informues do të shoqërohet me një vizitë tek pronat e konfiskuara që janë subjekt i kësaj thirrjeje.
VIDEO E SESIONIT INFORMUES ONLINE
PYETJET MË TË SHPESHTA LIDHUR ME THIRRJEN