Sistemi Arsimor Shqiptar dhe Masat për Parandalimin e Largimit të Trurit
Ky dokument politikash ofron një përmbledhje të pjesëmarrjes së të rinjve në sistemin arsimor shqiptar, duke theksuar largimin e trurit, kryesisht të të rinjve, si një nga sfidat kryesore të vendit për momentin. Gjithashtu paraqet një përmbledhje të reformave aktuale dhe zhvillimeve të politikave në arsimin shqiptar. Në vijim, dokumenti ofron edhe rekomandime politikash se si mund të përmirësohet arsimi në Shqipëri duke përfshirë qasje inovative dhe masa që do të kontribuonin në reduktimin e largimit të trurit.
Ky dokument është përgatitur në kuadër të projektit “Ballkani Perëndimor dhe Turqia për Punësimin Rinor”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti zbatohet nga Fondacioni Ana & Vlade Divac (Serbi), Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (Shqipëri), Prima (Mali i Zi), Youth Alliance (Maqedoni e Veriut) dhe Community Volunteers Foundation (Turqi).
Sistemi Arsimor Shqiptar dhe Masat për Parandalimin e Largimit të Trurit | Shkarko |