Sipërmarrjet Sociale si Partnerë Potencialë në Advokimin për Zhvillimin e Bashkëpunimit
Platforma globale e shoqërisë civile Partneriteti i OSHC-ve për Zhvillimin e Efektivitetit (CSO Partnership for Development Effectiveness, CPDE) në bashkëpunim me Institutin për Sipërmarrjet Sociale në Azi (Institute for Social Entrepreneurship in Asia, ISEA) kanë publikuar raportin “Sipërmarrjet Sociale si Partnerë Potencialë në Advokimin për Zhvillimin e Bashkëpunimit”, një produkt përfundimtar i projektit kërkimor.
Nëpërmjet tij synohet të eksplorohet rëndësia dhe potenciali i Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC-ve) në përgjithësi, dhe i anëtarëve të CPDE në veçanti, në angazhimin e Sipërmarrjeve Sociale (SS) si partnerë në advokimin e zhvillimit të bashkëpunimit. Në projekt janë përfshirë anëtarët e CPDE-së nga tetë vende: Ishujt e Indonezisë dhe Filipineve në Azi; Tanzania dhe Zimbabve në Afrikën Lindore; Shqipëria në Evropë; Salvadori dhe Argjentina në Amerikën Latine; dhe Palestina në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (Partnerët Shqipëri), si organizata partnere e CPDE-së në Shqipëri, kreu studimin për Shqipërinë.
Lexoni raportin këtu.