Bordi Rinor Këshillimor Vorë
Procesi i krijimit dhe kontributi i Bordit Rinor Këshillimor, pranë Bashkisë Vorë. Bordi është një iniciativë e një grupi të rinjsh vendas që synojnë të inkurajojnë dhe fuqizojnë moshatarët e tyre për të rritur pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse vendore. Kjo video u përgatit nga Partnerët Shqipëri, si pjesë e punës për promovimin e praktikave të mira dhe mekanizmave për rritjen e pjesëmarrjes në proceset vendimarrëse dhe ndërtimin e partneritetit shoqëri civile- pushtet vendor.
Video u mundësua në kuadër të projekti “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” zbatuar nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) me mbështetjen financiare të Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.