Buxhetimi Gjinor me Pjesëmarrje Bashkia Elbasan
Reflektimi i eksperiencës 10 vjecare të Bashkisë Elbasan në zhvillimin e proceseve buxhetore me pjesëmarrje si e para bashki, gjatë viteve të fundit, në zbatimin e tij nëpërmjet filtrave gjinor. Buxhetimin Gjinor me Pjesëmarrje realizohet në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile, strukturave përfaqësuese qytetare, biznesin dhe median, për një përfaqësim sa më gjithëpërfshirës së nevojave të qytetarëve të Elbasanit. Kjo video u përgatit nga Partnerët Shqipëri, si pjesë e punës për promovimin e praktikave të mira dhe mekanizmave për rritjen e pjesëmarrjes në proceset vendimarrëse dhe ndërtimin e partneritetit shoqëri civile- pushtet vendor.
Video u mundësua në kuadër të projekti “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” zbatuar nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) me mbështetjen financiare të Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.