Çmimet e Filantropisë 2019
Partnerët Shqipëri organizoi në 7 shkurt ceremoninë gala ku u shpallën fituesit e konkursit “Çmimi i Filantropisë 2019”.
Prej vitit 2011 Partnerët Shqipëri organizon këtë konkurs publik mbarë kombëtar, për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e falenderimin për individët, familjet dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë tonë.