Ceremonia e Çmimit të Filantropisë 2014
Partnerët Shqipëri organizoi në 5 dhjetor 2014 një ceremoni gala ku u shpallën fituesit për vitin 2014 të konkursit të përvitshëm “Çmimi i Filantropisë”.
Ky është viti i katërt që Partnerët Shqipëri organizon këtë konkurs publik mbarë kombëtar, për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e falenderimin për individët e bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë ku jetojmë.
Çmimi për Bisnese me Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Bankës CREDINS
Çmimi për Bisnese me Kontribut në Nivel Lokal iu akordua kompanisë Alb-Star me përfaqësues Z.Sadik Ismailaj
Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Z. Emiliano Lule
Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Tef Pogu (pas vdekjes)
Në event u dha edhe një Çertifikatë Mirënjohjeje për Znj. Claudia Janiszewski, themeluese dhe presidente e Organizatës për Mbështetjen e Bebeve të Braktisura në Shqipëri