Ceremonia e Çmimit të Filantropisë 2018
Partnerët Shqipëri organizoi për të tetin vit “Çmimin e Filantropisë”, një konkurs publik mbarë kombëtar në mirënjohje të individëve e kompanive që kontribuojnë për të përmirësuar jetën në shoqërinë tonë.
– Çmimi për Kontributin në Nivel Kombëtar iu akordua Gazsjellësit Trans Adriatic (TAP);
– Çmimi për Kontributin në Nivel Lokal iu akordua Kompanisë ANTEA Cement;
– Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Z. Alfred Muharremi;
– Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Ali Adil Agjah Bej Biçakçiu (pas vdekjes);
– Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Liljana Luani.
Për më shumë foto nga ky event klikoni këtu.