Foto galeri nga konferenca “Ndërmarrjet Sociale – Drejt Politikave dhe Praktikave Përfshirëse”
Partnerët Shqipëri në mbështetje të zhvillimit të sipërmarrjes sociale në Shqipëri, organizoi konferencën ndërkombëtare “Ndërmarrjet Sociale – Drejt Politikave dhe Praktikave Përfshirëse”. Duke marrë në konsideratë debatin publik mbi rëndësinë e ndërmarrjeve sociale dhe diskutimet rreth kuadrit ligjor në Shqipëri, konferenca synoi avancimin e dialogut dhe përpjekjet advokuese mes ndërmarrjeve sociale dhe aktorëve publik si dhe adresimin e nevojave të sektorit në nivelet vendimmarrëse. Prezantimet ofruan një panoramë të trendeve globale mbi mjedisin praktik dhe ligjor duke vënë theksin në praktikat më të mira të ekosistemit të ndërmarrjeve sociale.