KONFERENCA “OSHC TË AFTA PËR T’U ADAPTUAR NË KOHË NDRYSHIMESH – MODELE TË REJA BIZNESI, KONFERENCË NDËRKOMBËTARE”
Në vijim të punës së saj në drejtim të fuqizimit të sektorit jo fitimprurës dhe krijimit të një mjedisi mundësues për zhvillimin e tij, Partnerët Shqipëri organizoi më 4 maj 2018, konferencën “OSHC të afta për t’u adaptuar në kohë ndryshimesh – Modele të reja biznesi”.
Qëllimi i këtij eventi ishte ndarja e eksperiencave kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me zbatimin e modeleve të reja të biznesit për OSHC-të në funksion të gjenerimit të të ardhurave përmes ndërtimit të partneritetit me sektorin privat, për të siguruar një impakt më të madh në komunitetet ku veprojnë. Vendosja e zhvillimeve globale në kontekstin shqiptar si pjesë e axhendave të mëdha politike dhe ekonomike të vendit ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve të konferencës.