Prezantim i modeleve të sipërmarrjeve dhe ndërtim i partneritetit OJF-Biznes
Projekti EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese, zbatuar nga Partnerët Shqipëri me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes Delegacionit të BE në Shqipëri, fokusohet në avancimin e mjedisit ligjor për sipërmarrjet
sociale dhe nevojën për stimuj më të mirë, duke mbështetur SS-të ekzistuese dhe ato të reja në mënyrën se si të përshtatin më mirë produktet dhe shërbimet e tyre dhe të pozicionohen në treg duke përdorur strukturën ekzistuese ligjore dhe institucionale.
Në vijim të advokimit për një mjedis financiar dhe ligjor mundësues për SE-të, rritjes së kapaciteteve dhe asistencës teknike për OJF-të për të ndërmarrë iniciativa të sipërmarrjes sociale, PSH organizon evente për të lehtësuar ndërtimin dhe forcimin e partneritetit mes sektorit jo-fitimprurës dhe biznesit, në mbështetje të këtyre iniciativave.