Transparenca e Buxhetit, Bashkia Shkodër
Promovimi i formave të reja të prezantimit të buxhetit vendor nëpërmjet përdorimit të mjeteve online nga njësitë e qeverisjes vendore. Video prezanton se si platforma Transparenca e Buxhetit kontribuon në rritjen e transparencës së buxhetit në një formë sa më të kuptueshme për qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar, si dhe monitorimin e zbatimit të tij në kohë reale. Kjo video u përgatit nga Partnerët Shqipëri, si pjesë e punës për promovimin e praktikave të mira dhe mekanizmave për rritjen e pjesëmarrjes në proceset vendimarrëse dhe ndërtimin e partneritetit shoqëri civile- pushtet vendor. Video u mundësua në kuadër të projekti “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” zbatuar nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) me mbështetjen financiare të Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.