Evropa e Inovacionit Social
Evropa e Inovacionit Social (www.socialinnovationeurope.eu) është një platformë online që promovon inovacionin social dhe sjell së bashku inovacionet dhe inovatorët më të mirë në Evropë.
Platforma ofron informacionet më të fundit mbi inovacionin social në Evropë, intervista me inovatorë të spikatur, raste studimore të sipërmarrjeve të suksesshme, studime dhe analiza të thelluara nga ekspertë të njohur të fushës.
Partnerët Shqipëri është organizatë partnere e iniciativës Evropa e Inovacionit Social, duke asistuar në shtrirjen dhe promovimin e inovacionit në Ballkanin Perëndimor.
Iniciativa koordinohet nga Shoqata Evropiane për Informimin mbi Zhvillimin Lokal (AEIDL) në Belgjikë dhe Social Innovation eXhange (SIX) në Angli, në bashkëpunim me rrjetin Euclid, Nesta, EMES, Fondacionin Young, Grupin SOS dhe Partnerët Shqipëri.