ACT for Standards- Ndërtimi i besimit, llogaridhënies dhe qëndrueshmërisë në organizatat e shoqërisë Civile
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim që prej krijimit të saj ka mbështetuar dhe ka punuar për fuqizimin e OShC-ve duke e konsideruar si faktor thelbësor rolin e rëndësishëm që shoqëria civile ka dhe luan në forcimin dhe thellimin e demokracisë dhe në kontributin që sektori jep në zhvillimin socio-ekonomik të vendit.
Nisma më e fundit e ndërmarrë në vazhdën e këtyre përpjekjeve është zbatimi i projektit “ACT for Standards- Ndërtimi i besimit, llogaridhënies dhe qëndrueshmërisë në organizatat e shoqërisë Civile” mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Kjo nismë synon të përmirësojë standardet e shoqërisë civile në Shqipëri dhe qëndrueshmërinë e saj financiare dhe organizative, duke kontribuar kështu në forcimin e organizatave të shoqërisë civile, pavarësisë së tyre, efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën.
Projekti parashikon një sërë aktivitetesh për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve, strukturave të brendshme dhe sistemet e OShC-ve, duke u mundësuar atyre që të veprojnë në mënyrë më të përgjegjshme dhe transparente, të punojnë në mënyrë më efikase, të krijojnë partneritete dhe të avokojnë më fort. Në fokus të aktiviteteve të projektit do të jetë dhe mbështetja e OSHC-ve për eksplorimin e burimeve të reja alternative financimi për të siguruar qëndrueshmërinë financiare dhe organizative të tyre.