Akademia e OJF-ve 2018

Partnerët Shqipëri përfundoi me sukses programin Akademia e OJF-ve për grupin e pestë të pjesëmarrësve, përfaqësues të OJF-ve nga e gjithë Shqipëria. Gjatë muajve shtator – mars, PSH organizoi ciklin e 13 leksioneve për 15 pjesëmarrësit e këtij sezoni si dhe mundësoi zhvillimin e një vizite studimore në Sllovaki, nga 26 shkurt – 3 mars. Ndarja e eksperiencave dhe praktikave më të mira në një seri çështjesh që lidhen me zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit, përfshirjen në procese politikëbërëse në nivel vendor e qendror si dhe diskutimi i mundësive për partneritet ishin çështjet në fokus gjatë takimeve me organizatat sllovake.

8 akademiakolazh

PSh ofroi një program asistence dhe mentorimi për organizatat pjesëmarrëse në program prej vitit 2015 – 2018, duke i asistuar në zhvillimin e politikave dhe procedurave të brendshme organizative; zhvillimin e një plani sigurimi fondesh; zhvillimin e projekt-propozimeve; strategjisë së komunikimit; planeve të advokasisë dhe lobimit etj.

20180413_164831 20180413_172630 20180511_133901

IMG-20180510-WA0002 20180511_134507

IMG-20180404-WA0005 IMG-20180404-WA0010

30738184_10156162093348955_8969654725108563968_o

 

Në konferencën përmbyllëse e cila u mbajt nw prill 2018, pjesëmarrësit e Akademia e OJF-ve ndër vite, ndanë me të ftuarit disa prej përfitimeve, arritjet në nivel personal dhe profesional si dhe planet për të ardhmen.

 


Akademia e OJF-ve u zbatua nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) në kuadër të projektit “Shtyllat e shoqërisë civile: Bashkëpunim më efektiv ndërmjet sektorit të shoqërisë civile dhe shtetit në Shqipëri”, financuar nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.