Akademia e OJF-ve 2017

Prej muajit shkurt deri në qershor 2017, Partnerët Shqipëri organizoi ciklin e 10 leksioneve për 16 pjesëmarrësit e përzgjedhur në programin Akademia e OJFve, në një seri temash si: Tendencat e zhvillimit të sektorit të shoqërisë civile dhe kuadri ligjor për sektorin e OJF-ve; Zhvillimi organizativ dhe qeverisja organizative. Manaxhimi i burimeve njerëzore dhe procedurat e brendshme; Manaxhimi financiar: Buxhetimi dhe kontabiliteti; Detyrimet dhe raportimet në shtet; Siguri mi i mbështetjes publike dhe puna me sektorin privat. Ngritja e fondeve dhe filantropia; Sigurimi i mbështetjes financiare përmes granteve. Shkrimi i projekt-propozimeve dhe manaxhimi i projekteve, grantet e BE-së; Komunikimi strategjik i OJF-ve; Planifikimi strategjik, dhe Qeverisja me pjesëmarrje; Advokasia dhe Lobimi, Ndërtimi i Rrjeteve dhe Koalicioneve.

kolazhi leksione2

Cikli i leksioneve u pasua me një vizitë studimore në Sllovaki, më 29 maj – 3 qershor, ku pjesëmarrësit ndanë dhe mësuan rreth eksperiencave dhe praktikave më të mira në kuadër të zhvillimit dhe qendrueshmërisë organizative, bashkëpunimit me shtetin në nivel vendor e qendror për zbatimin e iniciativave me me pjesëmarrje si dhe diskutuan mbi mundësitë e krijimit të partneriteteve me organizata sllovake etj.

vizita

 

graduimiGjatë ceremonisë së diplomimit të grupit të 4t të pjesëmarrësve në Akademinë e OJFve, e cila u mbajt më 23 qershor, pjesëmarrësit diskutuan mbi arritjet dhe rezultatet e programit, si dhe planet e së ardhmes për zbatimin e njohurive dhe aftësive.

 

 

 

 


 Akademia e OJF-ve zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) në kuadër të projektit “Shtyllat e shoqërisë civile: Bashkëpunim më efektiv ndërmjet sektorit të shoqërisë civile dhe shtetit në Shqipëri”, financuar nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.