DIESIS POLICY LAB
Workshopi i parë i serisë #DiesisPolicyLab, u përqëndrua në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me fokus në forcimin e ekosistemit të Ekonomisë Sociale (SE) dhe bashkëpunimin rajonal.
Partnerët Shqipëri, dhe organizata të tjera anëtare të rrjetit DIESIS që mbështesin sipërmarrjen sociale nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje & Hercegovina, së bashku me përfaqësuesin e DG pranë Komisionit Evropian, udhëhoqën diskutimin mbi gjendjen e ekonomisë sociale në rajon, si në aspektin e situatës së pandemisë COVID-19 ashtu edhe në fokusin e marrëdhënieve BE-Ballkani Perëndimor.
Si pjesë e diskutimit të saj, Drejtorja e Partnerëve Shqipëri Juliana Hoxha, ndau disa rekomandime për Komisionin Evropian lidhur me skemat e financimit që përfshijnë Shqipërinë, që të jenë më të aksesueshme, diverse dhe më përfshirëse për të gjitha llojet e sipërmarrjeve sociale që operojnë në Shqipëri.
Për më shumë mbi serinë e workshopeve #DiesisPolicyLab që synojnë të afrojnë së bashku politikëbërësit dhe aktorët kryesorë në fushën e ekonomisë sociale në nivel vendi, vizitoni http://www.diesis.coop/