Programi “Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar”
Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, zhvilluan gjatë periudhës mars – maj 2017 programin “Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar”për grupin e parë prej 12 studentësh të shkencave ekonomike, duke synuar të kontribuojnë në përmirësimin e mundësive të punësimit tek të rinjtë shqiptarë të cilët janë duke hedhur hapat drejt karrierës profesionale në sektorin bankar.
Programi ofron mundësi edukimi dhe zhvillimi nëpërmjet metodave më bashkëkohore të të mësuarit dhe ekspertizës shumëdimensionale të lektorëve të angazhuar,si dhe mundësi për shkëmbim interaktiv dhe ekspozim në sektorin bankar.
Ekspertë të Partnerëve Shqipëri, Shoqatës Shqiptare të Bankave, dhe drejtues të lartë të Alpha Bank Albania, Raiffeisen Bank Albania, BKT dhe Tirana Bank u angazhuan si lektorë gjatë ciklit të leksioneve.
Programi do të vijojë me grupe të tjera studentësh me fillimin e vitit të ri akademik.
Nga ceremonia e lancimit të programit: Znj.Juliana Hoxha, drejtore e PSH dhe Z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave përshëndesin pjesëmarrësit
“Sistemi Bankar në Shqipëri. Historiku dhe tendencat e zhvillimit të sektorit” ishte leksioni i parë i programit mbajtur nga Z. Orfea Dhuci, Këshilltar Ekonomik, Alpha Bank Albania
“Banka si institucion – strukturat, funksionet, produktet dhe sherbimet bankare” është leksioni dytë i drejtuar nga Zj. Anisa Keri, Departamenti i Burimeve Njerëzore në Raiffeisen Bank Albania.
“Sfidat e rekrutimit dhe karriera e punës në bankë” është leksioni i tretë i drejtuar nga Znj. Arjana Tushi, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore në BKT.
“Përgatitja për intervistë pune dhe rekrutimi në sektorin bankar” ishte leksioni i katërt i drejtuar nga znj. Jonida Alite, Drejtore e Trajnimeve, Partnerët Shqipëri dhe znj. Junida Katroshi, Shoqata Shqiptare e Bankave – AAB
“Kujdesi ndaj klientit dhe shërbimi në bankë” është leksioni i pestë i drejtuar nga znj. Jonida Alite, Drejtore e Trajnimeve, Partnerët Shqipëri dhe Lutjana Konomi, Drejore e Departamentit të PR dhe Marketingut pranë Tirana Bank.
“Përshtatja dhe komunikimi në mjedisin e punës” – leksioni i 6-të i drejtuar nga znj. Jonida Alite, Drejtore e Trajnimeve e Partnerët Shqipëri.
Më 10 maj 2017, Partnerët Shqipëri organizoi ceremoninë e diplomimit të 12 pjesëmarrësve të parë në programin “Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar”.
Pjesëmarrësit u referuan si kandidatë potencialë rekrutimi në disa Banka Tregëtare dhe disa prej tyre fillojnë së shpejti programet e praktikave pranë BKT dhe Raiffeisen Bank Albania.