Firmosen kontratat për ngritjen e dy sipërmarrjeve të reja sociale në pronat e konfiskuara nga krimi i organizuar në Durrës dhe Sarandë!

Firmosen kontratat për ngritjen e dy sipërmarrjeve të reja sociale në pronat e konfiskuara nga krimi i organizuar në Durrës dhe Sarandë!

“KinFolk Library – Kafe Sociale Rinore me impakt në parandalimin e krimit të të rinjve në qytetin e Durrësit” dhe “Garazhi Social i Artizanatit – Sarandë”,  projektet fituese të Thirrjes së Katërt për Projekt Propozime të skemës së nën-grantimit të projektit CAUSE – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale, i bashkëngjiten KeBunono!, Pasticeri Sociale në Fier, si tre iniciativat e para të këtij lloji në vend dhe në rajon.

Nëpërmjet grantit të përfituar nga CAUSE dhe kontratës së huapërdorjes me Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara, organizatat zbatuese  Fondacioni Arsimor Shqiptar në partneritet me Qendren e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës dhe Instituti i Migracionit, Zhvillimit dhe Integrimit do të punojnë për krijimin e një modeli të qëndrueshëm të sipërmarrjes sociale në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar, për një periudhë të paktën 5 vjeçare.

 


Projekti C.A.U.S.E. synon të krijojë një model të mirëpërdorimit të qëndrueshëm të pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar që janë aktualisht nën administrimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, nëpërmjet krijimit të sipërmarrjeve sociale nga organizatat e shoqërisë civile. Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në partneritet me Project Ahead dhe Comitato Don Peppe Diana dhe financoht nga Bashkimi Europian, nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.