Fituesit e Konkursit “Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë”

Në 5 dhe 12 qershor u organizua konkursi televiziv “Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë”, transmetuar në kanalin Vizion Plus. Nëntë kompanitë fituese të konkurseve të organizuara në shkollat “Harry Fultz” në Tiranë dhe “Beqir Çela” në Durrës, prezantuan idetë e tyre përpara një jurie të përbërë nga përfaqësues të bizneseve të cilët u angazhuan për të mbështetur financiarisht idetë fituese.

Të rinjtë prezantuan idetë e tyre të biznesit përmes fotografive dhe prototipeve të produkteve dhe shërbimeve të tyre, apo nëpërmjet programeve kompjuterike që ata kishin dizenjuar.

Tre idetë fituese janë:

I chooseI Choose, e cila do të mbështetet financiarisht nga Alpha Bank për krijimin e një shkopi të pajisur me sensorë, një pajisje që do t’i ndihmojë njerëzit me vështirësi shikimi të jenë më të pavarur.

 

 

keidKEID, e cila do të mbështetet financiarisht nga kompania Çelësi për krijimin e “Techno Pen”, një stilolaps i zgjuar që regjistron çdo gjë që dëgjon dhe e transferon automatikisht informacionin në një smartphone ose tabletë.

 

 

 

e-typeE-Type Blind Assistant, e cila do të mbështetet financiarisht nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, për të ndërtuar një program për simulimin e një tastiere Braille, i cili do të ndihmojë personat më dëmtime shikimi që të shkruajnë në kompjuter.