FITUESIT E THIRRJES SË PARË PËR APLIKIME TË PROJEKTIT “EMBRACE: MODELE SIPËRMARRJEJE QË NDËRTOJNË MARRËDHËNIE DHE EKONOMI KRIJUESE”

Partnerët Shqipëri ka kënaqësinë të shpallë fituesit për Thirrjen e Parë për Projekt Propozime nën skemën e nën-grantimit të projektit  EMBRACE: Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese, të cilët janë si më poshtë vijon:

  1. Iniciativa “Ferma Eko-sociale për përfshirje sociale”, e cila do të zbatohet nga organizata The Door, Shkodër;
  2. Iniciativa”Riciklimi i mbetjeve si një Alternativë për Punësimin e Grave në Shkodër” e cila do të zbatohet nga organizata Zejtarët e Veriut, Shkodër.
  3. Iniciativa“Horizonte të Reja për Gratë e jashtë tregut të punës dhe të disavantazhuara në Fushë-Arrëz”, e cila do të zbatohet nga Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë, Fushë Arrëz;
  4. Iniciativa”Hartëzimi i shtigjeve të Tiranës dhe publikimi i tyre në website dhe aplikacion“, e cila do të zbatohet nga organizata Tirana Ekspres, Tiranë;
  5. Iniciativa“Fuqizimi dhe Qëndrueshmëria Financiare e Qendrës Jonathan përmes biznesit social”, e cila do të zbatohet nga Jonathan Center, Tiranë;

Përmes mbështetjes financiare të Partnerëve Shqipëri, këto pesë iniciativa sipërmarrëse do të kontribuojnë në rritjen e përfshirjes sociale të grupeve të disavantazhuara si gratë e papuna, fëmijët me aftësi ndryshe por edhe në  zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale ku do të zbatohen projektet. Këto sipërmarrje sociale do të realizojnë ndërhyrje në fusha si: turizmi, shërbimet, produktet artizanale dekorative dhe ushqimore.

Nga momentet e nënshkrimit të marrëveshjeve me organizatat zbatuese


Projekti EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”, synon të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë sociale që nxit zhvillimin gjithëpërfshirës në vend dhe zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në partneritet me organizatën Project Ahead (Itali), dhe financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.