Forumi “Përgjegjshmëria e OJF-ve në Bashkëpunimin për Zhvillim Efektiv”

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Qendra Kombëtare Burimore për  Shoqërinë Civile në Shqipëri, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Forumin “Përgjegjshmëria e OJF-ve në Bashkëpunimin për Zhvillim Efektiv”, i cili do të organizohet në dt. 7 tetor, ora 9:00 – 14:00, në Hotel Tirana International, salla Classic.

Forumi është organizuar në dy sesione:

Sesioni parë, Workshop Lokal “Bashkëpunimi për Zhvillim Efektiv dhe Efektiviteti i Zhvillimit të OJF-ve”, gjatë të cilit do të prezantohen dhe diskutohet mbi parimet e bashkëpunimit për zhvillim efektiv, parimet e Stambollit për zhvillimin efektiv të OJF-ve dhe partneritetin e OJF-ve për zhvillim efektiv. Në këtë sesion do të prezantohen dhe gjetjet paraprake të vetëvlerësimit të OJF-ve mbi zhvillimin efektiv bazuar në parimet e Stambollit në të cilin morën pjesë 63 OJF, si dhe do të diskutohet mbi strategjitë dhe iniciativat advokuese të sektorit lidhur me bashkëpunimin për zhvillim efektiv. Ky sesion do të zhvillohet në shqip.

Sesioni i dytë, Workshop rajonal “Donatorët dhe OJF-të; së bashku për një shoqëri civile më të përgjegjshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtar i të cilit është Partnerët Shqipëri, do të reflektojë mbi sukseset dhe sfidat e marrëdhënieve OJF – donatorë në ndërtimin e një shoqërie civile më të përgjegjshme, të qëndrueshme dhe efektive në rajon. Kodi i Standardeve i zhvilluar nga Partnerët Shqipëri do të prezantohet si një ndër praktikat e mira gjatë këtij workshopi. Ky sesion do të zhvillohet në anglisht.

Forumi i OJF-ve organizohet në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Përgjegjshmërisë 2022, një fushatë gjatë të cilës OJF-të dhe platformat e tyre ndajnë eksperiencat, praktikat e mira dhe rastet e suksesit mbi mënyrat se si OJF-të janë duke rritur përgjegjshmërinë, legjitimitetin dhe transparencën ndaj përfituesve të tyre dhe shoqërisë.

Ky aktivitetet mbështetet nga projekti “Framework for Country Programming”, financuar nga IBON International nëpërmjet Partneritetit të OSHC-ve për Zhvillimin Efektiv (CPDE).

 

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda dt. 5 tetor 2022, në info@resourcecentre.al

 

 

Agenda e Forumit Shkarko