Fuqizimi i të Rinjve përmes Përfshirjes Sociale dhe Integrimit në Tregun e Punës
Në tryezën e diskutimit “Fuqizimi i të Rinjve përmes Përfshirjes Sociale dhe Integrimit në Tregun e Punës’’, përfaqësues të institucioneve qeveritare, OSHC-ve, biznesit, akademisë, të rinj dhe të reja nga vendi ndanë eksperienca dhe diskutuan sfida mbi përfshirjen e të rinjve në jetën politike, ekonomike dhe sociale në vend.
Eventi u përshëndet nga znj. Bora Muzhaqi, Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët, e cila ndau me të pranishmit iniciativat kryesore të ndërmarra në nivel qendror dhe vendor në mbështetje të rinisë.
Znj.Klotilda Tavani, Partnerët Shqipëri në fjalën e saj përshëndetëse diskutoi mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për ndërmarrjen e strategjive dhe zbatimin e iniciativave në mbështetje të të rinjve për një integrim më të plotë të tyre në shoqëri.
Si pjesë e panelit të parë:
Znj. Jonida Alite, Partnerët Shqipëri ndau me të pranishmit rezultatet e “Raportit të Monitorimit të Pjesëmarrjes Politike, Sociale dhe Ekonomike të të Rinjve” në Shqipëri për vitin 2022.
Znj. Gertiola Çepani nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, prezantoi programet kryesore të AKPA në mbështetjen e të rinjve.
Znj, Blerta Çani, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, diskutoi mbi shërbimet gjithëpërfshirëse dhe aksesueshmërinë për të rinjtë me aftësi të kufizuara, si mundësi për integrimin më të shpejtë të kësaj kategorie në shoqëri.
Znj, Valbona Guri, Banka Credins, ndau me të pranishmit programet e dedikuara të institucionit për trajnimin dhe punësimin e të rinjve.
Si pjesë e panelit të dytë:
Znj. Enkeleda Vehbi, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, prezantoi skemat dhe programet mbështetëse për iniciativat e të rinjve në Turizëm.
Znj. Anisa Subashi, Bashkia Tiranë, ndau informacion mbi rëndësinë e Këshillimit të Karrierës dhe programet e mbështetjes së sipërmarrjes, së Bashkisë Tiranë.
Znj. Olda Ceta, Instituti për Kontratën Shoqërore ndau praktika të mira të disa iniciativave të ndërmarra në drejtim të përgatitjes së të rinjve si guida turistike dhe ngritjes së sipërmarrjeve rinore.
Zj. Era Sherifaj, Partnerët Shqipëri, prezantoi rezultatet e projektit EYSET dhe diskutoi rekomandimet në dokumentin e politikave për përmirësimin e integrimit social dhe në tregun e punës të të rinjve.
Agenda | Download |