Hapet procesi i aplikimit për pjesëmarrje në Akademinë e OJF-ve 2017 – 2018!

Akademia e OJFve vjen tashmë si një program i konsoliduar, i cili do të ofrojë për grupin e 5-të të drejtuesve të OJF-ve në të gjithë vendin, mundësi edukimi dhe zhvillimi nëpërmjet metodave më bashkëkohore të të mësuarit dhe përvojave shumë-dimensionale të shkëmbimit të eksperiencave.

Gjatë dy viteve të fundit, 57 drejtues organizatash jofitimprurëse përfituan njohuri dhe aftësi, mundësi bashkëpunimi, rrjetëzimi dhe partneriteti me organizata të ngjashme brenda dhe jashtë vendit. Nëpërmjet një programi vijues asistence dhe mentorimi, OJF-të pjesëmarrëse do të udhëhiqen drejt zbatimit efektiv të njohurive dhe aftësive të fituara në Akademi.

Inkurajojmë të aplikojnë në këtë Akademi drejtues të OJF-ve shqiptare në pozicionet: Drejtor Ekzekutiv, Manaxher Programi dhe Kryetar Bordi/Kryesie, të cilët synojnë rritjen e aftësive dhe zhvillimin e tyre profesional në këtë sektor për të ndërtuar organizata efektive në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit.

Ju lutemi lexoni Broshurën e Akademisë për t’u informuar rreth përmbajtjes së programit, procesit dhe kritereve të aplikimit.

Afati i fundit për dorëzimin e Formës së Aplikimit është data 10 korrik 2017!

Apliko

Për informacione shtesë, luteni të kontaktoni Jonida Alite, Drejtore e Trajnimeve, në: jalite@partnersalbania.org

Broshura e Akademisë së OJF-ve, 2017-2018 Shkarko