HAPET THIRRJA III PËR PROJEKT-PROPOZIME E PROGRAMIT TË SHOQËRISË CIVILE PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN

Partnerët Shqipëri fton organizatat jofitimprurëse në Shqipëri të aplikojnë për grante!

 

Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën është një program katër-vjeçar (2018-2022) i financuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme e përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Organizatë udhëheqëse e zbatimit të programit është Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) me organizatë partnere Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSH).

Qëllimi i përgjithshëm i programit është mbështetja për një shoqëri civile demokratike dhe të zhvilluar në Shqipëri dhe Kosovë duke mbështetur OJQ që shtyjnë para procesin e anëtarësimit në BE përmes kontributit në njërën nga pesë fushat tematike si në vijim:

  1. Mosdiskriminimi dhe grupet e margjinalizuar;
  2. Mediet e pavarura;
  3. Mbrojtja e mjedisit;
  4. Lufta kundër korrupsionit.

Programi synon arritjen e objektivave në vijim:

  1. Rritja e numrit të OJQ-ve që kontribuojnë në pesë fushat tematike të programit;
  2. Zhvillimi i kapaciteteve të OJQ-ve ashtu që të përforcohet edhe kontributi i tyre në pesë fushat tematike dhe anëtarësim në BE.

 

Informacionet dhe dokumentet relevante duke përfshirë dokumentet për aplikim i gjeni si më poshtë.

 

Si të Aplikoni?

Ju lutemi kini parasysh se për këtë thirrje mund të aplikohet vetëm në gjuhën angleze!

Aplikimi do të kryhet tërësisht ONLINE. 

Lexoni me kujdes Udhëzuesin e Thirrjes! Për procesin e aplikimit ndiqni hapat si më poshtë:

  1. Klikoni linkun APLIKO TANI
  2. Vendosni adresën tuaj të emailit ku shkruhet Add email.
  3. Në adresën tuaj do t’ju vijë një email me një link ku ju kërkohet të verifikoni emailin. Klikojeni!
  4. Do t’ju kërkohet të krijoni një fjalëkalim. Ruajeni me kujdes!
  5. Tek i njëjti link APLIKO TANI do të bëni Sign in me emailin dhe fjalëkalimin e vendosur nga ana juaj.
  6. Do t’ju shfaqet platforma nga ku mund të përgatisni aplikimin tuaj, i cili do të kryhet tërësisht ONLINE. Plotësoni fushat e përcaktuara që janë të dhëna të përgjithshme dhe ngarkoni të gjithë dokumentat e kërkuara si pjesë e kësaj thirrjeje.

 

Afatet kohore

Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve në kuadër të Thirrjes III është 28 Qershor 2021 në ora 14:00.

Aplikimet e dërguara pas këtij afati, jo të plota dhe/apo ato që nuk janë në përputhje me rregullat dhe formatet e aplikimit, do të refuzohen.

 

Për të ofruar më shumë informacion mbi Thirrjen dhe procedurat e aplikimit, Partnerët Shqipëri do të organizojë një sesion informues ONLINE në datën 11 qershor 2021 ora 10:00. Rregjistrohuni paraprakisht në linkun në vijim për të marrë pjesë: https://bit.ly/3oWHj1u

 

Ndiqni rregjistrimin e sesionit informues këtu.

 

PYETJET MË TË SHPESHTA LIDHUR ME THIRRJEN

 

Dokumentat për aplikim i gjeni listuar më poshtë.

Thirrja për Aplikime dhe Udhëzuesi për Aplikantët Shkarko
Instruksione dhe Forma e Aplikimit Shkarko
Korniza Logjike, Plani i Aktiviteteve dhe Forma e Buxhetit Shkarko
Informacion për Programin e Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën Shkarko