Hapet Thirrja e Dytë për Aplikime e Challenge Fund
Në kuadër të programit Challenge Fund | Eu4Innovation është hapur Thirrja e Dytë për Aplikime!
Startupet e interesuar janë të ftuar të vizitojnë https://challengefund.euforinnovation.al/ për tu njohur me kriteret dhe dokumentat e aplikimit, si dhe për tu rregjistruar në platformë pasi procesi i aplikimit është tërësisht online.
Ekipi i Challenge Fund do të zhvillojë një seri sesionesh informuese për aplikantët potencialë, sipas kalendarit të mëposhtëm:
Challenge Fund, skema e granteve për start-up-et e Programit EU4Innovation 2022 – 2026, menaxhohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) dhe zbatohet në bashkëpunim me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. CHF synon të promovojë inovacionin, sipërmarrjen dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Fondi ofron mbështetje për start-up-et dhe iniciativat që kanë potencialin për të krijuar ndryshime pozitive në mjedisin e biznesit shqiptar.
Programi EU4Innovation 2022 – 2026 zbatohet nga GiZ dhe Sida, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Sida.
Broshurë informuese për Thirrjen 2 | Shkarko |