Hapet thirrja për aplikime në Konkursin e Bizneseve të Gjelbërta 2021
Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta dhe vlerat e tij
Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale. Përmes mbështetjes së nismave inovatore që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta synon të kontribojë në mënyrë thelbësore në ndërtimin e një rajoni të begatë, konkurrues dhe të paqtë të Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë.
Programi siguron mbështetje financiare dhe ndihmë të planifikuar për idetë dhe bizneset e përzgjedhura që ofrojnë zgjidhje inovative dhe kontribuojnë në arritjen e shtatë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë:
- OZHQ 2 Arritja e sigurisë ushqimore dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme.
- OZHQ 7 Energji e Pastër
- OZHQ 8 Nxitja e rritjes ekonomike të vazhdueshme dhe punë të denjë për të gjithë.
- OZHQ 11 Kthimi i qyteteve dhe vendbanimeve në gjithëpërfshirës, të parrezikshëm, rezistues dhe të qëndrueshëm.
- OZHQ 12 Sigurimi i modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit.
- OZHQ 13 Marrja e masave për të luftuar ndryshimin klimatik dhe efektin e tij.
- OZHQ 15 Mbrojtja, restaurimi dhe nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të ekosistemeve tokësore, administrimi i qëndrueshëm i pyjeve, lufta kundër kthimit të hapësirave në shkretëtirë dhe ndalimi dhe kthimi pas i procesit të degradimit të tokës dhe ndalimi i humbjes së biodiversitetit.
Konkursi për Biznese të Gjelbërta bazohet në parimet e përgjegjshmërisë ndaj mjedisit, sjelljes etike, diversitetit, përfshirjes dhe fuqizimit, autonomisë me qëllim promovimin e mirëqënies së komuniteteve lokale, duke fuqizuar sipërmarrjen dhe u mundësuar njerëzve të përmbushin potencialin e tyre.
“Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta” mundësohet me mbështetjen financiare të Rockfeller Brothers Fund, dhe bashkëfinancim të programit ERASMUS + i Bashkimit Evropian, dhe Credins Bank.
Qëllimi
Qëllimi i konkursit të Bizneseve të Gjëlbërta është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit. Shpërndarja Financiare Çdo propozim i dërguar në këtë thirrje duhet të jetë pjesë në një nga LOT vijuese:
LOT 1: Ide Biznesi në Fazë Konceptuale
Ky LOT i referohet propozimeve te biznesit që janë në një fazë konceptuale / embrionale. Fondi do të mbështesë propozime për një periudhë kohore jo më gjatë se një vit dhe me një financim maksimal prej jo më shumë se 500,000 lekë.
LOT 2: Biznes në Fazat e Para të Zhvillimit
Ky LOT i referohet propozimeve të biznesit që janë në fazat e para të zhvillimit, produktet apo shërbimet janë të pranishme në treg prej jo më shumë se 3 vite. Fondi do të mbështesë propozime biznesi për një periudhe kohore jo më gjatë se një vit me një financim maksimal jo më shumë se 800,000 lekë. Inkurajohet bashkëfinancimi nga burime alternative!
Kush mund të aplikojë?
Konkursi është i hapur për:
- Individë. Individët nuk mund të aplikojnë në LOT 2. Në rastin kur propozimi është shpallur fitues do të kërkohet të regjistrohet si një entitet ligjor përpara nënshkrimit të kontratës dhe disbursimit të fondeve. Forma ligjore e përzgjedhur është në varësi të individit dhe duhet të parashikohet në propozimin e dërguar.
- Sipërmarrjet sociale me një balancë pozitive jo më shumë se 1,200,000 lekë
- Biznesi i vogël në vend me një fitim vjetor jo më shumë se 1,200,000 lekë
- Organizatat jo-fitimprurëse me një balancë pozitive jo më shumë se 1,200,000 lekë
Kriteret që duhet të plotësojë Ide Biznesi në Fazë Konceptuale (LOT 1) :
– Ideja është ende në fazë konceptuale, produktet apo shërbimet nuk janë të pranishme në treg;
– Ideja bazohet kryesisht në përdorimin e burimeve lokale, duke përfshirë punësimin e njerëzve lokalë dhe shfrytëzimin e aftësive tradicionale;
– Ideja ka një vizion, apo një plan veprimi për qëndrueshmërinë mjedisore;
– Ideja ka një plan për qëndrueshmëri ekonomike dhe/apo rritjen e vazhdueshme;
– Ideja ka një qasje inovative dhe impakt të vlefshëm shoqëror;
– Ideja bazohet në një vlerësim të tregut lokal dhe është i vetëdijshëm për konkurrentët dhe avantazhet krahasuese;
– Ideja është novatore në krahasim me bizneset dhe nismat e tjera në komunitet;
– Ideja fokusohet ose kontribuon në njërën prej OZHQ-ve të listuara 2, 7, 8, 11, 12, 13 dhe 15.
Kriteret që duhet të plotësojë Biznesi në Fazat e Para të Zhvillimit (LOT 2):
– Biznesi është në fazat e para të zhvillimit të tij, produktet apo shërbimet e tij janë të pranishme në treg për një periudhë kohore jo më shumë se 3 vite;
– Biznesi bazohet kryesisht në përdorimin e burimeve lokale, duke përfshirë punësimin e njerëzve lokalë dhe shfrytëzimin e aftësive tradicionale;
– Biznesi ka një vizion, apo një plan veprimi për qëndrueshmërinë mjedisore;
– Biznesi ka një plan për qëndrueshmëri ekonomike dhe/apo rritjen e vazhdueshme;
– Biznesi ka një qasje inovative dhe impakt të vlefshëm shoqëror;
– Biznesi bazohet në një vlerësim të tregut lokal dhe është i vetëdijshëm për konkurrentët dhe avantazhet krahasuese;
– Biznesi është novatore në krahasim me bizneset dhe nismat e tjera në komunitet;
– Biznesi fokusohet ose kontribuon në njërën prej OZHQ-ve të listuara 2, 7, 8, 11, 12, 13 dhe 15.
Dokumentat që duhen dorëzuar
- Forma e Aplikimit;
- Forma Financiare;
- Modeli i Biznesit;
- Një dokument që vërteton statusin ligjor të entitetit që aplikon (nuk aplikohet për individët);
- Pasqyrat Financiare të vitit të fundit (nuk aplikohet për individët).
Proçesi i përzgjedhjes
Proçesi i përzgjedhjes do të realizohet nga një juri ekspertësh, profesionistë të fushës së ekonomisë, drejtësisë, mjedisit dhe biznesit.
Proçesi i vlerësimit do të realizohet në dy faza:
- Faza e parë do të konsistojë në përzgjedhjen e propozimeve të biznesit që plotësojnë kriteret bazë të aplikimit, së bashku me dokumentacionin përkatës. Përzgjedhja e kandidatëve që kalojnë fazën e parë do të bëhet nga Partnerët Shqipëri.
- Faza e dytë do të konsistojë në organizimin e një konkurrimi të hapur publik të kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë. Pesë propozime biznesi do të përzgjidhen fituese nga një juri e pavarur ekpertësh.
- Tre idetë e para nga pesë idetë fituese të cilat do të përzgjidhen në konkursi kombëtar do të konkurojnë në konkursin rajonal. Tre fituesit që do të shkojnë në konkursit rajonal do të jenë 2 fitues nga LOT 1 dhe një fitues nga LOT 2.
- Tre fituesit që do të shkojnë në konkursin rajonal do të konkurrojnë për fonde shtesë, respektivisht me 5,000 $ për LOT 1 dhe 10,000$ për LOT 2.
Ofrimi i asistencës për aplikuesit
Për të mbështetur individët dhe subjektet të cilët do të shprehin interes për të aplikuar, Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Grant Thorton Albania dhe Credins Bank Albania do të organizojë trajnimin 2 ditor mbi hartimin e Planit të Biznesit dhe Marketing & Promocion. Individët dhe subjektet e interesuara për të marrë pjesë në programin e trajnimit duhet të kenë paraprakisht një propozim biznesi në linjë me konkursin.
Trajnimi mbi Hartimin e Planit të Biznesit do të organizohet në datë 13 prill, 2021!
Trajnimi mbi Marketing dhe Promocion do të organizohet në datë 14 prill, 2021!
Trajnimet do të organizohen online. Individët dhe subjektet e interesuara për të marrë pjesë në trajnime duhet të shprehin interesin jo më vonë se 9 Prill 2021 në info@duapartnerinvest.com !
Si të Aplikoni?
Aplikimet mund të dorëzohen vetëm duke u regjistruar në platformën Dua Partner Invest duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
Para se të filloni procesin, duhet të shkoni te menu sipërmarrës, nënmenu procesi për të parë hapat e regjistrimit në platformë.
Hapi 1
- Nëse jeni individ, do të regjistroheni si Sipërmarrës – Individ me Ide Biznesi
- Nëse jeni OJF, biznes, do të regjistroheni si Sipërmarrës – Startup i Regjistruar
Hapi 2
- Plotësoni të gjitha fushat e pyetësorit. Te Emri i Idesë dhe Përshkrimi i idesë vendosni idenë që po aplikoni për skemën e Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta.
- Pasi ta dërgoni, do ju vijë një pop-up që do ju kërkojë verifikimin e emailin. Bëni verifikimin e emailit që keni vendosur në pyetësor.
- Me fjalëkalimin dhe emailin që keni vendorur në pyetësorin e regjistrimit, kyçuni (sign in) në platformë dhe plotësoni te profili juaj fushën “Rreth meje” jo më shumë se 300 karaktere. Më pas do të prisni që administratori i platformës të aprovojë profilin tuaj.
- Pasi administratori të aprovojë profilin tuaj do t’iu vijë një email informues për këtë, ju lutem kyçyni në platformë me emailin dhe fjalëkalimin e dhënë dhe mund të merrni dhe mesazhe nga administratori në rast se do të jetë e nevojshme për orientim.
Hapi 3
- Pasi të jeni aprovuar, do të gjeni në dashboard një menu “Financim”. Pasi të klikoni menunë përkatëse, te “Mundësi Financimi të Hapura” do të gjeni “Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta 2021”.
- Do të klikoni te butoni “hapur” në skemën “Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta 2021”. Aty do të shikoni një informacion të përgjithshëm për skemën.
- Më pas do të klikoni butonin “Apliko tani” ku do të gjeni 3 formatet e dokumentave: 1. Forma e Aplikimit; 2. Forma Financiare; 3. Modeli i Biznesit.
- Do të plotësoni formën e aplikimit online si dhe do të shkarkoni 3 dokumentat, do ti punoni sipas formatit përkatës dhe kur të jeni gati do ti ngarkoni po aty. Nëse jeni të regjistruar si biznes apo si OJF do të ngarkoni dhe 4. dokumentin që vërteton statusin ligjor të entitetit dhe 5. Pasqyrën Financiare për vitin e fundit.
- Më pas do të klikoni butoni “Dërgo”.
Hapi 4
- Kyçuni herë pas herë në platformë pas afatit përfundimtar të dërgimit të aplikimeve për të parë në çfarë statusi është aplikimi juaj. Si në rastin që aplikimi nuk do e kalojë fazën e parë dhe në rastin që do e kalojë, ju do të merrni një mesazh brenda platformës.
- Edhe në rast se nuk e kaloni fazën e parë, ideja juaj do të qëndrojë në platformë për të marrë benefitet e tjera që ofron platforma.
- Në rastin se e kaloni fazën e parë, do të prisni komunikime nga ana e Partnerëve Shqipëri brenda platformës Dua Partner Invest si dhe me email për përgatitjen për konkursin kombëtar ku do prezantoni para një jurie. Nëse keni probleme me regjistrimin apo aplikimin, kontaktoni në adresën info@duapartnerinvest.com
Gjuha
Gjuha për dorëzimin e aplikimit është në Shqip.
Informacion mbi datat dhe afatet kohore
Për të orientuar subjektet të cilët do të shprehin interes për të aplikuar, Partnerët Shqipëri do të organizojë seminare orientuese lidhur me procesin dhe procedurat e aplikimit.
Regjistrohuni brenda datës 5 prill në linkun më poshtë, për të marrë pjesë në një nga seminaret orientuese online, duke përzgjedhur njërën nga datat:
-Dt. 02.04.2021, Ora 10:00
-Dt. 06.04.2021, Ora 10:00
Linku i rregjistrimit: https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZUvduqrpzssHtRJvKT6j4YOFmWKTegcohwo
Për të gjithë subjektet e interesuara që nuk mundën të ndjekin seminaret orientuese online, ndiqni këtu videon.