Hapet thirrja për konkursin Ide të Gjelbërta 2019
Konkursi “Ide të Gjelbërta” synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale. Përmes mbështetjes së nismave inovatore që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, Konkursi synon të kontribojë në mënyrë thelbësore në ndërtimin e një rajoni të begatë, konkurrues dhe të paqtë të Ballkanit Perëndimor.
Vlera:
Çfarë përfaqëson Konkursi për Ide të Gjelbërta?
Konkursi për “Ide të Gjelbërta” bazohet në parimet e përgjegjshmërisë ndaj mjedisit, sjelljes etike, diversitetit, përfshirjes dhe fuqizimit, autonomisë me qëllim promovimin e mirëqënies së komuniteteve lokale, duke fuqizuar sipërmarrjen dhe u mundësuar njerëzve të përmbushin potencialin e tyre.
Qëllimi:
Qëllimi i konkursit “Ide të Gjelbërta” është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit.
Kriteret që duhet të plotësojë ideja që konkuron:
- Projekt – Ideja është ende në fazat e para të zhvillimit të saj
- Projekt – Ideja Ideja bazohet kryesisht në përdorimin e burimeve lokale, duke përfshirë punësimin e njerëzve lokalë dhe shfrytëzimin e aftësive tradicionale
- Projekt – Ideja ka një vizion, apo një plan veprimi për qëndrueshmërinë mjedisore
- Projekt – Idea Ideja ka një plan për qëndrueshmëri ekonomike dhe/apo rritjen e vazhdueshme
- Projekt – Ideja bazohet në një vlerësim të tregut lokal dhe është i vetëdijshëm për konkurrentët dhe avantazhet krahasuese
- Projekt – Ideja mbështet rivitalizimin e ekonomive lokale të traditës dhe lidhjen midis njerëzve dhe komunitetit
- Projekt – Ideja është innovative në krahasim me bizneset dhe projektet e tjera në komunitet
Kush mund të aplikojë:
Konkursi është i hapur për:
- Individë
- Organizatat Jo-Fitimprurëse
- Biznesi i vogël në vend (qarkullim vjetor deri në 8 milion lek)
Kushtet e financimit:
Granti do të mbështesë projekt-ide të gjelbërta për një afat kohor jo më shumë se sa një vit dhe në shumë jo më të madhe se 650.000 lekë (të reja). Inkurajohen bashkëfinancime nga burime alternative.
Dokumentat që duhen dorëzuar:
- Forma e Aplikimit
- Forma Financiare
- Një dokument që vërteton statusin ligjor të entitetit që aplikon (vërtetim gjykate dhe NIPT për OJF-të; vërtetim nga QKB për bizneset e vogla)
- Për aplikantët individë, në rast të shpalljes së idesë fituese, përpara nëshkrimit të kontratës duhet të gëzojnë statutin e organizatave jo-fitimpruëse ose biznesit të vogël në përputhje me kuadrin ligjor në vend.
Procesi i përzgjedhjes:
Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga një juri ekspertësh, profesionistë të fushës së ekonomisë, drejtësisë, mjedisit dhe biznesit.
Procesi i vlerësimit do të realizohet në dy faza:
- Faza e parë do të jetë përzgjedhja nga ana e Partnerëve Shqipëri të ideve që plotësojnë kriteret bazë të aplikimit dhe dokumentacionin përkatës
- Faza e dytë do të jetë përzgjedhja nga ana e jurisë e tre ideve më të mira bazuar në listën e të përzgjedhurve nga faza e parë, si pjesë e një konkurrimi të hapur publik.
Tre idetë fituese në nivel kombëtar do të bëhen automatikisht pjesë e konkurimit në nivel rajonal të organizuar nga Fondi Rockefeller Brothers, e cila do të organizohet në Shqipëri gjatë muajit korrik
Ofrimi i asistencës për aplikuesit
Për t’i mbështetur individët dhe subjektet të cilët do të shprehin interes për të aplikuar, Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Grant Thorton Albania do të organizojë trajnimin 2 ditor mbi hartimin e Planit të Biznesit dhe Marketing e Promocion.
Trajnimi mbi Hartimin e Planit të Biznesit do të organizohet në datë 19 prill 2019!
Trajnimi mbi Marketing dhe Promocion do të organizohet në datë 23 prill 2019!
Trajnimet do të organizohen në Tiranë. Individët dhe subjektet mund të shprehin interesin për të marrë pjesë në trajnime jo më vonë se ditën e mërkurë, datë 17 prill 2019 në adresën: kkeruti@partnersalbania.org!
Informacion mbi datat dhe afatet kohore:
Për ti orientuar subjektet të cilët do të shprehin interes për të aplikuar, Partnerët Shqipëri do të organizojë seminare orientuese lidhur me procedurat dhe procesin e aplikimit. Seminaret orientuese do të organizohet sipas kalendarit të mëposhtëm:
Qyteti | Datat | Vendi i organizimit | Orari |
Fier | 10.04.2019 | Epoka e Re | 12:30 |
Tirane | 15.04.2019 | Online | 10.00 |
Pogradec | 16.04.2019 | Hotel Perla | 13.30 |
Tirane | 17.04.2019 | Online | 10.00 |
Tirane | 18.04.2019 | Online | 10.00 |
Afati i fundit kohor për dorëzimin e aplikimeve është 5 maj 2019!
Aplikimet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: kkeruti@partnersalbania.org
Partnerët Shqipëri do të nxjerrë një njoftim të dytë për datën e organizimit të konkursit.
Procesi i monitorimit:
Të gjithë fituesit në nivel kombëtar dhe rajonal do të hyjnë në një marrëdhënie kontraktuale si pjesë e këtij financimi, ku do të përcaktohen qartë detyrimet në nivel raportimi sipas indikatorëve të përcaktuar në projekt-ide dhe marrëveshjen e financimit.
Formati dhe gjuha:
Paraqitja e idesë duhet të bëhet në përputhje me kriteret e vendosura në thirrje, bashkangjitur një buxheti të detajuar të kostove. Buxheti duhet të jetë në formën e një plani biznesi ku të paraqiten kostot që kërkohet të mbulohen nga Granti i Ideve të Gjelbërta dhe bashkëfinancimi nëse ka, për periudhën një vjeçare.
Gjuha për paraqitjen e projekt-idesë është në shqip.
Forma e Aplikimit | Shkarko |
Forma Financiare | Shkarko |