Ideja nga Shqipëria “Kultivimi i Shafranit” fiton në Konkursin Rajonal “Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta”

Tre fituesit e konkursit kombëtar Ide të Gjelbërta 2016 organizuar nga Partnerët Shqipëri, morën pjesë në konkursin e përvitshëm rajonal Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta që u zhvillua në 28-29 korrik në Serbi.

Në fund të konkurimit të 15 ideve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ideja nga Shqipëria “Kultivimi i Shafranit” u shpall një ndër tre idetë fituese në nivel rajonal.

 

 

 

13892268_10210290980901280_3711139634988633106_n 13680712_10210290980541271_8980175863005174733_n 13873161_10210290980461269_7063838808626959531_n

Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta është një program i Balkan Green Foundation i mbështetur nga Rockefeller Brothers Fund i cili synon të stimulojë dhe inkurajojë ide të gjelbërta biznesi në vendet e Ballkanit Perëndimor.